Flash News

E-TJERA

Raketat e Koresë së Veriut, Shqipëria kërkon mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB

Raketat e Koresë së Veriut, Shqipëria kërkon mbledhjen e

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të zhvillojë një mbledhje me dyer të mbyllura ditën e sotme, ku do të diskutojë për testet e rasketave hipersonike që ka zhvilluar Koreja e Veriut së fundmi.

Kështu raportojnë mediat e huaja, ndërsa shtojnë se mes vendeve që kërkuan mbajtjen e kësaj mbledhjeje ishte edhe Shqipëria. Këtë kerkesë e kishin edhe tre nga anëtarët e përhershëm të Këshillit, SHBA-ja, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar.

Më datën 1 janar, Shqipëria u bë për herë të parë pjesë e Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Shqipëria do të jetë vend anëtar i përkohshëm me mandat 2-vjeçar, që do të përfundojë në fund të vitit 2023.

Në vitin 2017, Këshilli i Sigurimit miratoi njëzëri tre grupe sanksionesh ekonomike pasi Koreja e Veriut kreu teste bërthamore dhe raketore - një shfaqje e rrallë e unitetit për organizatën.

Nuk pritet asnjë deklaratë e përbashkët pas takimit të së hënës, tha një diplomat, megjithëse një tjetër shtoi se deklaratat ka të ngjarë të lëshohen përpara ose pas takimit.

Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Kanadaja ishin midis atyre që shpejt dënuan lëshimin e raketës në det, duke deklaruar se ajo shkeli rezolutat e shumta të Këshillit të Sigurimit dhe kërcënoi sigurinë në rajon si dhe komunitetin ndërkombëtar.

Pheniani ka argumentuar se zhvillimi i vazhdueshëm i teknologjive të tij të armëve është i nevojshëm për të mbrojtur veten kundër një pushtimi të mundshëm amerikan.

Të fundit