Flash News

E-TJERA

Rama dhe Veliaj çelin punimet për ndërtimin e TK, AMT e qytetarët në protestë

Rama dhe Veliaj çelin punimet për ndërtimin e TK, AMT e

Sot pritet të nisin punimet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Në çeljen e tyre do të marrin pjesë kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Nga ana tjetër Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, qytetarë dhe përfaqësues të Partisë Demokratike, si kandidati për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi janë mbledhur për të protestuar.

Punimet do të nisin pikërisht, aty ku dy vite më para u shemb edhe godina e vjetër. Kujtojmë që TK u shemb mëngjesin e 17 majit në 2020-ën.

AMT ka dorëzuar shumë padi në gjykatë për këtë çështje, ku kërkon të vendosen para drejtësisë përgjegjësit.

 

 

Të fundit