Flash News

E-TJERA

Rama e paralajmëroi dje, arrestohet një person për ndërtim të paligjshëm në Lukovë; procedohen 5 të tjerë

Rama e paralajmëroi dje, arrestohet një person për ndërtim
Foto ilustruese

Një ditë pasi kryeministri paralajmëroi pasoja të rënda, për ata që kanë ndërtuar pa leje në bregdet, ka ardhur arrestimi i parë. R.Ç u arrestua në flagrancë, pasi u konstatua duke ndërtuar dy objekte në fshatin Lukovë, Himarë, pa lejen e organeve përkatëse.

Policia e Vlorës ka proceduar pesë persona për ndërtim të paligjshëm. Tre prej tyre janë vëllezër dhe kanë qenë duke ndërtuar një objekt pa leje në fshatin Radhimë, Orikum.

Në po këtë zonë, duke ndërtuar pa leje u konstatua edhe një rast tjetër. Ndërsa procedimet e tjera i përkasin dy personave që po ndërtonin në mënyrë të paligjshme në Lukovë, Himarë dhe Ksamil.

Të fundit