Flash News

E-TJERA

Rama emëron kandidatin e Tom Doshit në postin e rëndësishëm

Rama emëron kandidatin e Tom Doshit në postin e

Serdar Hoxha është kryetari i ri i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në Shkodër. Hoxha zuri vendin e Ilir Niklekaj, i cili dha dorëheqjen nga ky post.

Hoxha kandidoi nën siglën e PSD-së së Tom Doshit në zgjedhjet e 25 prillit. Ai ishte i renditur i 5-ti në qarkun e Shkodrës, por Partia Socialdemokrate arriti të marrë vetëm dy mandate.

Kandidati i Doshit është vendosur në krye të një institucioni të rëndësishëm, në një kohë kur aksioni kundër ndërtimeve pa leje është në kulmin e tij. Prej më shumë se një jave, ka nisur prishja e ndërtimeve pa leje në bregdet, por jo vetëm.

 

Të fundit