Flash News

E-TJERA

Rama i ‘rrëmben’ kompetencat Metës

Rama i ‘rrëmben’ kompetencat Metës

Vazhdon përplasja mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama u shfaq mbrëmjen e 14 korrikut, me t’u kthyer nga vizita dy-ditore në Athinë në një ceremoni në Pallatin e Brigadave.

Sportistët që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Olimpike kanë marrë në dorëzim flamurin kombëtar kuq e zi nga kryeministri Rama, ndërsa do të nisen për në Tokio.

Rama i ‘rrëmben’ kompetencat Metës

Kreu i qeverisë zgjodhi që flamurin t’ia dorëzonte dy sportistëve të njohur të përfaqësueses shqiptare, atletes Luiza Gega si dhe peshëngritësit Briken Çalja, ceremoni që u shoqërua edhe me himnin kombëtar.

Mirëpo, për ceremoni të tilla parashikohet që dorëzimin e flamurit kombëtar sportistëve e ka tagër kreu i shtetit, në këtë rast presidenti Ilir Meta.

Por kjo nuk ka ndodhur me misionin e radhës në Tokoi. Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, Rama deklaroi se fokus në mandatin e tretë të kësaj qeverisje është një program specifik për sportin dhe krijimi i lëvizjes olimpike, ndërsa vlerësoi zgjedhjen e Fidel Yllit në krye të Komisionit Olimpik, deputet e PS Fidel Ylli.

Nuk dihet me saktësi se cila është arsyeja që në këtë ceremoni mungoi kreu i shtetit dhe në vend të tij u shfaq kryeministri Rama.

Më poshtë, foto nga ceremonitë e viteve të shkuara, ku sportistët kanë marrë në dorëzim flamurin kombëtar kuq e zi nga presidenti Meta.

Rama i ‘rrëmben’ kompetencat Metës
“Minsk 2019”, Meta i jep flamurin ekipit përfaqësues shqiptar
Rama i ‘rrëmben’ kompetencat Metës
Meta i dorëzon flamurin kombëtar ekipit shqiptar në Lojërat Olimpike Dimërore, 2 shkurt 2018

Të fundit