Flash News

E-TJERA

Rama njofton masën e re ndaj covid-19: Nga java që vjen, maska e detyrueshme kudo, gjoba për shkelësit shkon në faturën e dritave

Rama njofton masën e re ndaj covid-19: Nga java që vjen, maska e

Nga java e ardhshme maska do të jetë e detyrueshme për të gjithë kudo, përveç ambienteve të shtëpisë.

Ky është vendimi i fundit i qeverisë shqiptare, i komunikuar nga kryeministri Edi Rama.

Sipas Ramës, ky vendim është marrë për të parandaluar rritjen e numrit të infektimeve në periudhën vjeshtë-dimër me qëllim parandalimin e një karantine të dytë. Sipas kryeministrit, një mbyllje e dytë për vendit do ishte e vështirë për ekonominë.

"Nga java e ardhshme maska do jetë e detyrueshme kudo, veç shtëpisë dhe restorantit apo barit kur je ulur në tavolinë për të konsumuar kohën aty.

Maska do jetë e detyrueshme në çdo mjedis, rrugë, hapësirë publike dhe masa ndëshkimore do zbatohet për të gjithë te fatura e dritave, mos të ketë asnjë iluzion që mund t’i shmanget gjobës.

Nuk po bëj rezyme të vendeve si Italia që para pak ditësh e vendosi detyrim përcaktim. Të gjitha vendet e rajonit po shkojnë drejt kësaj mase dhe t’ju tregojë sa gjoba janë vënë në Itali vetëm në një javë. Gjoba duhet të jetë e fundit, arsyeja e maskës duhet të jetë mbrojtja e të tjerëve.

Implimintimin e kësaj mase do e bëjë policia e shtetit dhe ajo bashkiake, nuk do përdorim inspektorë sepse jemi në një betejë për të sistemuar marrëdhëniet me të gjitha shërbimet e biznese duke ua hequr nga qafa ata inspektorë që ndryshe nga shumica, shkatërrojnë këto raporte dhe cenojnë dinjitetin e shtetit. Policitë do survejojnë territorin dhe duhet të kenë tolerancë zero, në autobus, në shesh, park, rrugë.  

Nuk kemi rrugë tjetër dhe kush ankohet për gjobën, mjafton mos ta marrë. Nuk mund të rrezikojmë kaq shumë për hir të disave. Nuk e dimë sa do jetë impakti i përzierjes së gripit sezonal me virusin dhe do përgatitemi për më të keqen, unë do luftoj me mish e shpirt që mos ta mbyllim prapë Shqipërinë e bizneset, shkollat sepse e dimë shumë mirë çfarë pasojash ka ekonomia.

Nuk mund të presim që të ndërgjegjësohen njerëzit që e marrin për dobësi nivelin e ulët të valës ndëshkimore, të qëllimshme dhe që për shëndetin e tyre nuk e kuptojnë se ky është minimumi. Më mirë një maskë sot, se mbyllja e shkollës, biznesit, vendit  nesër.

Unë do mbaj maskë jashtë, brenda nuk diskutohet", u shpreh kryeministri. 

Të fundit