Flash News

E-TJERA

Rama nuk i shkoi, Dule refuzon interpelancën me Spiropalin: Dëshmoi se respektimi i minoriteteve s'egziston në axhendë

Rama nuk i shkoi, Dule refuzon interpelancën me Spiropalin: Dëshmoi se

Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm sot në Kuvend, pavarësisht se ishte thirrur në interpelancë nga kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule. Ishte ministrja e Shtetit Elisa Spiropali që do t'i jepte përgjigje paqartësive apo pyetjeve të Dules, që ai i kishte përgatitur për kryeministrin.

Por Dule refuzoi Spiropalin, duke mos pranuar delegimin e përgjegjësive që kishte bërë Edi Rama përsa i përket kësaj çështjeje. Interpelanca e kërkuar nga Dule kishte të bente me të drejtat e minoriteteve.

Nisur nga mosrespektimi i kërkesës nga ana e Ramës, Dule tha se kryeministri nuk i ka prioritet respektimin e të drejtave të minoriteteve. Ai tha se këtë interpelancë do të zhvillojë një herë tjetër, kur të jetë i pranishëm kryeministri.

"Depozitova kërkesën për interpelancë më kryeministrin në lidhje me politikat e qeverisë dhe respektimit e minoriteteve. Pse e kërkova me kryeministrin, jo se nuk kam respekt, për ministren Spiropali, por për cilido. Jam njoftuar sot në mëngjes se kryeministri nuk paska denjuar që të diskutojë me këtë çështje dhe e ka deleguar.

Është mënyrë cinike, e ka të plotë mundësinë që ta bëj por jo dëshirën. Më datën 9 nëtor e depozitova kërkesën. Qëndrimi i sotëm i kryeministrit Rama dëshmon se për të respektimi i të drejtave të minoriteteve dhe i lirive të tyre nuk egziston në axhendën e prioriteteve të tij. Ky debat nuk mund të bëhet i fragmentarizuar, me keqardhje nuk e pranoj interpelancën me Spiropalin. Vendoseni vetq zonja kryetare, se kur do të zhvillohet. Është qëndrim abuzim", tha Dule.

Pavarësisht se ky i fundit refuzoi që intepelancën ta zhvillonte me ministren Spiropali, kjo e fundit mori fjalën duke iu përgjigjur Dulës. Ajo i tha deputtit se Shqipëria u garanton të drejtat dhe i respekton minoritetet, duke i cilësuar pretendimet e Dules si të pavërteta.

"Kohën tuaj e shfrytëzuat dhe thatë disa të pavërteta. Ky vend është një shembull për rajonin për sa i përket respektimit të pakicave kombëtare dhe plotësimit të kuadrit ligjor. Ju garantohen liritë ekonomike e kulturor, por dhe liri të tjera që fatkeqësisht shqiptarëve në shumë vende të botës i mohohen", tha Spiropali.

Rama nuk i shkoi, Dule refuzon interpelancën me Spiropalin: Dëshmoi se

Të fundit