Flash News

E-TJERA

Rama injoron BE-në, akuzon opozitën për kritikat ndaj amnistisë fiskale. Si e paralajmëruan ndërkombëtarët

Rama injoron BE-në, akuzon opozitën për kritikat ndaj

Kriza që ka prekur thuajse të gjitha shtetet e botës, e nxitur nga lufta ruse në Ukrainë, ka detyruar qeveritë të ndërmarrin masa për të parandaluar prekjen e xhepave të qytetarëve nga shpenzimet e larta.

Kryeministri Edi Rama, në një takim në Përmet, ka premtuar në një ‘minifushatë’ elektorale në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme lokale, dyfishim të buxhetit për vitin e ardhshëm krahasuar me atë të vitit 2013. Fokusi u përqëndrua te ligji për amnistinë fiskale, për të cilin Rama u shpreh edhe njëherë se nuk do të tërhiqet.

Kryeministri sulmoi opozitën duke e akuzuar si fajtore për etiketimet që i bëhen amnistisë fiskale si ligj nga i cili përfitojnë kriminelët.

“Amnistia fiskale, na tregojnë kriminelë si ato të organeve të trafikuara. Jo patjetër që Shqiptarët bëjnë emër në botën e krimit në botë. 99% e tyre njerëz si këtu dhe kanë hapur dyert e mbajnë ekonominë. Si futen të gjithë në një thes? Është e papranueshme kjo gjuhë në shumë gjuhë të huaj. Ajo palo opozitë e rublave. Ka një pjesë tjetër që s’ka dalë në dritë. Ka gisht kjo që sot prej shumë vitesh ul e ngre Shqipërinë si çerdhe krimi për politikë dhe pushtet. Harmoni e plotë mes partisë së Putinit dhe atyre dje në pushtet që bërtasin Shqipëria në rrezik”, tha Rama.

Paralajmërimi i BE

Por, deklaratat e opozitës që Rama i konsideron sulme, u bënë një ditë më parë edhe nga ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë Christiane Hohmann.

Ambasadorja u shpreh gjatë takimit të Këshillit të BE në Tiranë u shpreh se amnistia fiskale është një rrezik për progresin e Shqipërisë në luftën kundër pastrimit të parave.

“Raporti i bën thirrje qeverisë të vijojë të përqendrohet për çuarjen para të reformave me opozitën e pjesët e shoqërisë. Shteti i së drejtës, funksionimi i gjyqësorit, ka pasur progres të mirë në përgjithësi. SPAK ka dhënë vendime të rëndësishme të formës së prerë për zyrtarë të nivelit të lartë. Në luftën kundër pastrimit të parave, Shqipëria mbetet në juridiksionin e monitorimit të shtuar, miratimi i një amnistie fiskale do të rrezikonte progresin në këtë fushë”, tha Hohmann.

Progres-raporti i Bashkimit Evropian po ashtu e vlerëson amnistinë fiskale me risk të lartë në luftën kundër pastrimit të parave.

“Miratimi i një amnistie tatimore dhe penale kundër këshillave të BE-së dhe Moneyval rrezikon përparimin në këtë fushë, dhe luftën kundër pastrimit të parave. Shqipëria vazhdon të jetë nën monitorim të shtuar për pastrimin e parave”, thuhet në raport.

Më 29 shtator, Rama kërkoi një takim me ambsadorët e huaj në vend, takim të cilin e bojkotoi dhe nxori para ndërkombëtarëve si përfaqësues, vartësit e tij.

Bashkimi Evropian reagoi pas takimit duke ripërsëritur mosdakordësinë me qeverinë shqiptarë për ligjin e amnistisë fiskale. Konkretisht delegacioni i BE pohoi “Bashkimi Evropian ka shqetësime serioze për draftin aktual të ligjit për amnisti fiskale. Ne do të vazhdojmë konsultimet me autoritetet përkatëse të qeverisë për të rishikuar këtë legjislacion".

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë kundër ligjit

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) u shpreh kundër ligjit për Amnistinë Fiskale.

Në një deklaratë për shtyp, DIHA thotë se ligji në fjalë duhet të ishte pjesë e një pakete ligjore gjithëpërfshirëse, për të sjellë efikasitetin dhe për të nxitur konkurrencë në treg.

“Gjithashtu, këto pika janë parashtruar nga DIHA edhe gjatë konsultimeve për projektligjin “Për amnistinë fiskale dhe penale të subjekteve që bëjnë deklarim vullnetar të pasurive” të prezantuar në vitin 2020 nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, të cilat nuk janë reflektuar në projektligjin e ripunuar”, thuhet në deklaratën e DIHA-s.

Shqetësimet e Dhomës Amerikane të Tregtisë

Në qershor të këtij vitit, kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, ngriti problemet kyçe që mund të sjellë miratimi i këtij ligji. Sipas Jaços, amnistia fiskale krijon hapësira për pastrim parash dhe evazion fiskal. Po ashtu, Jaço theksoi edhe mundësinë e shfaqjes së konkurrencës së pandershme.

“Në lidhje me amnistinë fiskale ne e dimë që ka pasur një draft së fundmi që është futur në konsultim publik, ky draft ne duam më tepër kohë për ta analizuar plotësisht por opinioni tani është që drafti ekzistues ka ndryshim nga të mëparshmet por nuk janë ndryshimet esenciale.

Problemi që kemi pasur ne me ligjin e amnistisë ka qenë në parimin kryesor hapësirën e mundësinë që krijon për pastrim parash dhe evazion fiskal. Ky është problemi kryesore që ne kemi. Por nuk e kemi vetëm ne e kanë shumë partnerë ndërkombëtarë. Nëse ky ligj ka marrë aprovimin apo mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, struktura si FMN, BE, Moneyval atëherë ne do ishim mbështetës se ato janë struktura kryesore që shikojnë detajet me rëndësi”, tha Jaço.

Të fundit