Flash News

E-TJERA

Rama Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s? Ekspertja gjermane sqaron të vërtetën: Ishte shaka për 1 prillin

Rama Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s? Ekspertja gjermane sqaron

Studiuesja gjermane, Suzana Starikov ‘bëri lëmsh’ mediat pasi shkroi në një postim në Tëitter se kryeministri shqiptar Edi Rama do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

“Edi Rama do të pasojë Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Në veçanti thuhet se SHBA-të kanë insistuar në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të NATO-s. Kandidatët ishin kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Kush do të jetë kryeministri i radhës i Shqipërisë?”, shkruante ajo.

Pasi ky status mori vëmendjen e mediave shqiptare, Starikov sqaroi se ky ishte vetëm një shaka për 1 prillin.

“Vetëm po bëja shaka, është një truk për 1 prill, asgje tjeter. Më falni që ju zhgënjej! “, shkruan Suzan Starikov.

Rama Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s? Ekspertja gjermane sqaron

Të fundit