Flash News

E-TJERA

Rama uron Berishën për ditëlindjen, revoltohet me mesazhin e ish-kryeministrit kur i përmend Anetën: Është kokrra e mjerimit

Rama uron Berishën për ditëlindjen, revoltohet me mesazhin e

Kryeministri Edi Rama ka uruar paraardhësin e tij, Sali Berisha për ditëlindje.

“Doktor, të uroj të kesh 100 dhe plus sa të duash ti për nipat, mbesat. Për këtë pjesë doktor, je histori. Lëre historinë të flasë për ty. Se kur historia flet nga puseta me mrokolla dixhitale, thjesht dhe vetëm turpëron veten. Doktor nuk ke më moshë më të vazhdosh të turpërohesh. Edhe 100 dhe sa të duash ti. Por Shqipërinë lëre rehat. Mbylle pusetën, dhe flij gjumë doktor”, u shpreh Rama në Opinion.

Ndërkohë, moderatori Fevziu i lexon një mesazh të ish kryeministrit Berisha në studio:

“Berisha më thotë se ka filluar të flasë për Anetën si Enveri për Anenë. Nëse ka kurajo të përballet me kryetarin e opozitës dhe ka të drejtë”, tha moderatori.

Rama: Çfarë ti them atij që flet për nënën time të vdekur. Ai është një kokrra e mjerimit dhe ti që e lexon këtu mesazhin dhe ma lexon ti mua këtu për nënën time. Është kokrra e mjerimit.

Të fundit