Flash News

E-TJERA

“Raporti i DASH ishte copy-paste”/ Ironizon Manjani: Ka të drejtë Rama, e kemi të jetuar këtë deledash çdo vit

“Raporti i DASH ishte copy-paste”/ Ironizon Manjani: Ka të

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit deklaroi se raporti i DASH-it ishte copy-paste i vitit të mëparshëm.

Manjani thotë se Rama ka të drejtë dhe se e vërteta është se sikurse vitet e mëparshme, korrupsioni mbetet shqetësim për Shqipërinë. Gjithashtu shton se amerikanët dhe DASH të tjera gjëra shkruajnë dhe të tjera thonë me zë.

“Po mo ‘copy and paste’ është ky raporti vjetor i DASH. Edhe këtë vit si vitet e mëparshme njësoj ‘të Korruptuar’ dalim. Ka të drejtë Rama.  Na pëlqen ose jo, kjo është e vërteta.

Amerikanët e DASH të tjera gjëra shkruajnë e të tjera gjëra thonë me zë. Dmth janë DASH kur shkruajnë e DELE kur flasin. Çdo vit njësoj. Totalisht jo seriozë.

E kemi të jetuar këtë deledash (Rama e quan copy&paste) realitet çdo vit.

Personalisht nuk kam asnjë entusiazëm as kur shkruajnë e as kur flasin deleshashët. Kështu që kushdo që përdor raportimet deledash të Amerikës për të bërë opozitë e ka kot…”, shkruan Manjani.

Të fundit