All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Raporti i Dick Marty-t, Konferenca e Kryetarëve pranon kërkesën e PS për ngritjen e Komisionit Posaçëm

Raporti i Dick Marty-t, Konferenca e Kryetarëve pranon kërkesën e
Kërkesa për ngritjen e Komisionit të Posaçëm drejtuar Kuvendit
All - Paragraf - 1

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar kërkesën e grupit parlamentar socialist për ngritjen e Komisionit të Posëaçëm për hetimin e raportit të Dick Marty-t.

Kërkesa me 18 firma u dorëzua ditën e sotme nga kreu i grupit socialist Taulant Balla Kuvendit, me qëllim krijimin e një Komisioni për hetimin e rolit të politikanëve apo partive politike shqiptare në raportin e Dick Marty.

All - Paragraf - 3

Nga hetimet pritet të përpunohet një raport përmbledhës dhe informues brenda një afati 3 mujor, i cili do t'i paraqitet Parlamentit.

Kujtojmë se, ditë më parë, kryeministri Rama u shpreh se kryedemokrati Basha, kishte qenë “përkthyes” i shqiptarëve të marrë në pyetje për këtë çështje, duke e cilësuar atë edhe si “kujdestar i dosjes së Shtëpisë së Verdhë”. Ndërsa u ngrit pyetja se “Pse qeveria Berisha-Meta votuan pro raportit të Dick Marty në Këshillin e Europës?”.

Për këtë demokratët sqaruan se “Opozita e atëhershme nuk ka votuar kurrë raportin e Dick Marty, por një rezolutë që kërkonte hetim për çështjet e ngritura në atë raport që e inkriminonte UÇK”.

Njoftimi i plotë: 

Konferenca e Kryetarëve miratoi programin e punës për periudhën 30 nëntor-25 dhjetor 2020 dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 30 nëntor- 18 dhjetor 2020.

Konferenca e Kryetarëve shqyrtoi dhe miratoi programin e punës për periudhën 30 nëntor-25 dhjetor 2020 dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 30 nëntor – 18 dhjetor 2020.

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, njoftoi Konferencën se në përgjigje të kërkesës së tij të datës 18 nëntor 2020, Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe Ministria e Shëndetësisë, konfirmojnë se “Urdhëri nr. 633, datë 11.11.2020, “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, nuk cënon aktivitetin e Kuvendit për zhvillimin e seancave plenare. Seancat plenare duhet të zhvillohen duke ruajtur rregullat e distancimit social dhe mundësisht të kenë kufizime në kohëzgjatje.” Në këto rrethana, kohëzgjatja e seancave do të shkurtohet në tre orë.

Konferenca vendosi zhvillimin e seancave plenare me datat 3, 10 dhe 17 dhjetor 2020.
Konferenca vendosi t’i përcjellë seancës plenare kërkesën e një grupi deputetësh për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm të Kuvendit për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti mbi gjetjet dhe konkluzionet e verifikimeve të kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri mbi çështjet e raportit të anëtarit të APKiE Dick Marty mbi rolin e përfaqësuesve politikë dhe institucioneve publike shqiptare në ndihmë të të ashtuquajturës veprimtari kriminale e drejtuesve të UÇK-së në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Raporti i Dick Marty-t, Konferenca e Kryetarëve pranon kërkesën e

Raporti i Dick Marty-t, Konferenca e Kryetarëve pranon kërkesën e

Raporti i Dick Marty-t, Konferenca e Kryetarëve pranon kërkesën e

Të fundit