Flash News

E-TJERA

Raporti për lirinë e medias, Dervishi: Klientët e qeverisë po blejnë televizione në Shqipëri

Raporti për lirinë e medias, Dervishi: Klientët e qeverisë

Analisti Lutfi Dervishi komentoi raportin për lirinë e medias në Shqipëri, duke thënë se çdo klient i qeverisë po blen një televizion për t’i shërbyer qeverisë.

"S'ka nevojë të vrasësh gazetarët kur ke vrarë median. Nuk kemi më media opozitare. Ky është treguesi i lirisë së shtypit."-deklaroi Dervishi në Syri Tv.

Analisti është i mendimit se një media e lirë është për të mbajtur nën kontroll një pushtet. Sipas tij media e lirë është ajo që bën gazetari sfiduese.

Një media e lirë do të thotë kur bën gazetari sfiduese, investigative. Debatet e darkave s’kanë lidhje me gazetarinë.”-tha Dervishi.

Të fundit