Flash News

E-TJERA

Raporti për zgjerimin/ Soreca: Konferenca Ndërqeveritare të mbahet sa më shpejt, vonesa cënon besueshmërinë e BE

Raporti për zgjerimin/ Soreca: Konferenca Ndërqeveritare të

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca janë duke mbajtur një konferencë të përbashkët një ditë pasi Komisioni Evropian zbardhi raportin e zgjerimit integrim për Shqipërinë.

“Dje KE miratoi paketën e zgjerimit të vitit 2021, përfshirë edhe raportin vjetor për Shqipërinë. Pas këtij takimi, unë do të prezantoj gjetjet kryesore të këtij raporti në Kuvend. Ballkani Perëndimor është përparësi për BE dhe vizita e presidentes së KE, Ursula von der Leyen, që e nisi vizitën nga Tirana, theksoi këtë angazhim për të ardhmen e Shqipërisë në BE. Gjatë vizitës së saj, ajo konfirmoi vendosmërinë e KE për të ecur përpara me konferencat e para ndërqeveritare me Shqipërinë dhe RMV përpara fundit të vitit. Në raport thuhet se Shqipëria i ka përmbushur kushtet që ishin përcaktuar nga këshilli. Ne theksojmë se konferenca e parë ndërqeveritare duhet të mblidhet sa më shpejt të jetë e mundur dhe para fundit të vitit. Shtyrjet ose vonesat do të kenë ndikim negativ për besueshmërinë e BE. Sa i përket sundimit të ligjit, raporti tregon se ka pasur rezultate konkrete për Reformën në Drejtësi dhe Vettingun. Shqipëria gjithashtu ka bërë përparësi në fushën e sundimit të ligjit, pasi ka pasur disa arreste. Por kjo punë duhet të vijojë. Ne presim që të ketë një ecje në zbatimin e ligjit. Thuhet se Shqipëria është 100% në përputhje me politikën e BE, sa i përket politikës së jashtme.

Po ashtu, më lejoni të flas për një çështje për të cilën ka shqetësime, siç është liria e fjalës. Sulmet verbale dhe fushatat e baltosjes kundër gazetarëve nuk duhet të vijojnë. Duhet pavarësi dhe standarde profesionale për gazetarët, ashtu siç duhet parë dhe aspekti financiar. Duhen ndryshime të mundshme për ligjin e medias, që duhet të jenë në përputhje me atë që thotë Komisioni i Venecias. Sa i përket pakicave, duhen miratuar ligjet që kanë të bëjnë me ta, si dhe shpronësimi apo kompensimi, duhet të avancojnë,” tha Soreca në konferencë.

 

Të fundit