Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Raste të konfirmuara me Omicron në Britani, Gjermani, Itali dhe Hollandë

Britania, Gjermania, Italia dhe Hollanda zbuluan raste të variantit të ri të koronavirusit Omicron të shtunën dhe kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi masa të reja për të frenuar virusin, ndërsa numri i vendeve që po vendosin kufizime për udhëtimet nga Afrika jugore, po rritet.
Zbulimi i variantit Omicron ka ngjallur shqetësim në gjithë botën, një valë ndalimesh apo kufizimesh në udhëtime dhe një rënie të vlerës së aksioneve në tregjet financiare të premten mes frikës se Omicron mund të pengojë rimëkëmbjen globale nga pandemia gati dyvjeçare.
Dy rastet e variantit të ri të zbuluar në Britani ishin të lidhura me udhëtime në Afrikën jugore, tha Sekretari britanik i shëndetësisë Sajid Javid.
Kryeministri Johnson paraqiti masa parandaluese mes së cilave rregulla më të rrepta testimi për personat që mbërrijnë në Britani, por ato nuk përfshinin kufizime në aktivitetin shoqëror, përveç detyrimit për të mbajtur maskën në disa mjedise.
"Ne do të kërkojmë nga cilido që hyn në Britani të bëjë një test PCR deri në fund të ditës së dytë pas mbërritjes dhe të izolohet derisa të marrë një rezultat negativ," tha zoti Johnson në një konferencë shtypi.
Personat që kanë pasur kontakt me njerëz që rezultojnë pozitivë për një raste të dyshuara me Omicron duhet të izolohen për 10 ditë dhe qeveria ashpërsojë rregullat për mbajtjen e masjkës, tha zoti Johnson, duke shtuar se masat do të rishikohen pas tre javësh.
Ministria e shëndetësisë në shtetin gjerman të Bavarisë njoftoi gjithashtu për dy raste të konfirmuara të variantit. Dy personat kishin hyrë në Gjermani nga aeroporti i Mynihut më 24 nëntor, përpara se Gjermania ta përcaktonte Afrikën e Jugut si zonë nga ku e ka origjinën varianti i virusit dhe tani janë në izolim, tha ministria, duke lënë të kuptohej se personat kishin udhëtuar nga Afrika e Jugut.
Në Itali, Instituti Kombëtar i Shëndetit tha se një rast i variantit të ri ishte zbuluar në Milano tek një person që vinte nga Mozambiku.
Autoritetet shëndetësore çeke thanë gjithashtu se po shqyrtonin një rast të dyshuar të variantit tek një person që kishte qenë në Namibi.
Omicron, i quajtur një "variant shqetësues" nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, duket të jetë më ngjitës sesa variantet e mëparshme të sëmundjes, megjithëse ekspertët nuk e dinë ende nëse do të shkaktojë raste më të rënda me COVID-19 në krahasim me variantet e tjera.
Zyrtari më i Lartë i Mjekësisë në Britani, Chris Witty, tha në konferencën për shtyp të kryeministrit Johnson se kishte ende shumë pasiguri rreth variantit Omicron, por se "ka gjasa të arsyeshme që varianti i ri mund t’i shpëtojë efektit të vaksinës."
Varianti u zbulua për herë të parë në Afrikën e Jugut dhe më pas ishte identifikuar edhe në Belgjikë, Botsvanë, Izrael dhe Hong Kong.
Rastet e Amsterdamit
Autoritetet e shëndetësisë në Holandë thanë të shtunën se disa nga 61 rastet me COVID-19 të zbuluara mes një grupi pasagjerësh që mbërritën në Holandë nga Afrika e Jugut këtë javë, ka të ngjarë të jenë me variantin Omicron.
"Tek një numër personash të testuar, besohet se është gjetur varianti Omicron," tha në një deklaratë Instituti Hollandez për Shëndetin.
Një zëdhënës i Institutit tha se ishte "pothuajse e sigurt" që rastet ishin të variantit të ri, por nevojiten testime të mëtejshme.
Rastet u zbuluan mes rreth 600 pasagjerëve që mbërritën në aeroportin Schiphol të Amsterdamit me dy avionë të premten përpara se qeveria holandeze të ndalonte trafikun ajror nga Afrika Jugore për shkak të shqetësimeve mbi variantin e ri.
Tregjet financiare patën humbje të mëdha të premten, veçanërisht aksione e linjave ajrore dhe të tjera në sektorin e udhëtimeve, pasi investitorët shqetësohen se varianti mund të shkaktojë një rëndim tjetër r të pandemisë. Çmimet e naftës ranë me rreth 10 dollarë për fuçi.
Shkencëtarëve mund t’u duhen javë që të kuptojnë plotësisht mutacionet e variantit dhe nëse vaksinat dhe trajtimet ekzistuese janë efektive kundër tij.
Kufizimet e udhëtimit
Megjithëse epidemiologët thonë se kufizimet e udhëtimit mund të jenë tepër vonë për të ndaluar Omicronin të qarkullojë globalisht, shumë vende në mbarë botën, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Brazilin, Kanadanë dhe anëtarët e BE-së njoftuan ndalime ose kufizime udhëtimi për në Afrikën Jugore të premten.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara dhe Departamenti i Shtetit shtuan të shtunën kufizimet e udhëtimit të njoftuara më parë nga Uashingtoni, duke këshilluar kundër udhëtimit në tetë vende të Afrikës jugore.
Të shtunën, Australia tha se do të ndalojë hyrjen e joshtetasve që kanë qenë në nëntë vende të Afrikës jugore dhe do të kërkojë karantina të mbikëqyrura 14-ditore për qytetarët australianë që kthehen nga atje.
Japonia tha se do të zgjerojë kontrollet e saj kufitare në tre vende të tjera afrikane pasi vendosi kufizime në udhëtimet nga Afrika e Jugut, Botsvana, Esuatini, Zimbabve, Namibia dhe Lesoto të premten.
Britania tha gjithashtu se po zgjeronte "listën e saj të kuqe" për të vendosur kufizime udhëtimi në më shumë vende të Afrikës jugore, ndërsa Koreja e Jugut, Sri Lanka, Tajlanda, Omani, Kuvajti dhe Hungaria njoftuan kufizime të udhëtimit në vendet e Afrikës Jugore.
Afrika e Jugut është e shqetësuar se kufizimet do të dëmtojnë turizmin dhe sektorët e tjerë të ekonomisë së saj, tha të shtunën ministria e jashtme, duke shtuar se qeveria po angazhohet me vendet që kanë vendosur ndalime udhëtimi për t'i bindur ata t’i rishqyrtojnë vendimet./VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38