Flash News

E-TJERA

Rastësi apo e qëllimshme? Historiani: Vizita e Erdogan në Shqipëri përkon me ditën e vdekjes së Skënderbeut

Rastësi apo e qëllimshme? Historiani: Vizita e Erdogan në

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do të zhvillojë një vizitë në Tiranë.  Historiani Paskal Milo është ndalur në një detaj të kësaj vizite, duke bërë me dije se ai do të vijë në datën 17 janar, që përkon me ditën e vdekjes së prijësit shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, që udhëhoqi luftën kundër Perandorisë Osmane.

Nuk dihet nëse kjo është rastësi apo e qëllimshme. Lidhur me shtrirjen e aktiviteteve e turke në Shqipëri, Milo tha për "MCN tv" se Turqia është një fuqi rajonale dhe për të është e rëndësishme që të ushtrojë aktivitetin e saj në Ballkanin Perëndimor, por duke qëndruar brenda marrëveshjeve me NATO dhe SHBA.

“Turqia është një fuqi rajonale që ka pretendime të mëdha dhe mbështetur në traditën historike të Turqisë, patjetër që ndan me shqiptarët dhe popullsi të tjera një histori të përbashkët. Si e tillë BP ka një rëndësi për Turqinë për gjeopolitikën rajonale. Ajo e sheh Ballkanin si një sferë ku mund të ushtrojë aktivitetin e vet. Çështjet e karakterit strategjik janë, por duhet të mos dalin jashtë marrëdhënieve me NATO dhe SHBA”, tha Milo.

Të fundit