Flash News

E-TJERA

Rasti ‘Cigarja’, Agron Tufa bën denoncimin e fortë për Arben Krajën dhe Gramoz Ruçin

Rasti ‘Cigarja’, Agron Tufa bën denoncimin e fortë

Ish-kreu i Institutit për Studimin e Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa, ka bërë një denoncim të fortë për Arben Krajën dhe Gramoz Ruçin.

Për Euronews Albania, Tufa tha se Autoriteti i Dosjeve nuk i ka pranuar denoncimet e tij për rastin ‘Cigarja’ teksa identifikoi me pseudonim Gramoz Ruçin dhe kreun aktual të SPAK Arben Kraja.

Tufa akuzoi më tej kryetaren e Autoritetit të Dosjeve se ka pranuar denoncime nga e-maile anonime dhe jo dokumente zyrtare.

“Pse kryetarja e Autoritetit të Dosjeve s’i mori denoncimet e mia me dokumente origjinale si në rastin kur denoncova ‘Cigaren’ Ruçi, Arben Krajën si ish-hetues i komunizmit e shumë emra të tjerë që kanë punuar në institucione publike. Ata njerëz i kanë edhe gratë tek autoriteti i dosjeve. Nëse autoriteti nuk do kishte vepruar me ato emaile anonimeve por do i ishte përmbajtur 28 emrave që i kam publikuar me dokumente do kishte vepruar menjëherë”, tha Tufa.

Të fundit