Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
RCC prezanton Balkan Barometer 2022, Bregu: 67% e të rinjve duan të largohen jashtë vendit

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal prezantoi sot në Bruksel të dhënat e Balkan Barometer 2022& SecuriMeter për perceptimin e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor lidhur me një sërë fushash e temash, si integrimi në BE, bashkëpunimi rajonal, dixhitalizimi, punësimi, siguria, krimi i organizuar, emigrimi, radikalizimi në internet, etj.
Në fjalën e saj të hapjes, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, theksoi se meqenëse prezantimi i këtyre të dhënave përkoi një ditë pas Samitit të BE-së për Ballkanin, dëshironte të ndalej së pari pikërisht tek zhvillimet e atij Samiti. “Shpresoja që fjalën time për sot ta plotësoja me mesazhe inkurajuese që do të përcilleshin nga Samiti, por për fat të keq, më duhet të them se për vendet e Ballkanit Perëndimor, dje pakënaqësia u rrit në një tjetër nivel zhgënjimi.
Nuk pati hapje të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe për mua, për disa kolegë të tjerë në këtë sallë, që kanë shpenzuar 20 vite të jetës së tyre, praktikisht gjithë jetën profesionale duke punuar për perspektiven europiane të Ballkanit Perëndimor por edhe për të tjerë partnerë nga Komisioni Europian që punojnë ditë- natë për këtë proces apo vendet anëtare që gjithashtu kanë qenë mbështetës të fortë të zgjerimit të BE -së me Ballkanin Perëndimor, dje ishte një ditë e veshtirë, e mbushur me frustrim jo vetëm për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut por po aq dhe për Kosovën, pasi në konkluzionet e Samitit s’u përmend fare çështja e liberalizimit të vizave me Kosovën.”
Më tej Bregu u shpreh se për Ukrainën dhe Moldavinë dita e djeshme ishte e shënuar “Unë ndjehem vërtet mirë që në një moment të caktuar vendimi për t’iu dhënë këtyre dy vendeve statusin e vendit kandidat u dha. U dha në një kohë kur ne sot do të flasim për ndjesi/perceptime të qytetarëve. Kur vijnë të dhënat e një vëzhgimi, një barometri gjëja e parë që përpiqesh të masësh janë ndjesitë, perceptimet e qytetarëve. Barometrat tanë prej vitesh masin këto perceptimet, të cilat nëse do të mateshin sot, guxoj të them se do ishin shumë më ndryshe për shkak edhe të zhgënjimit që erdhi nga “JO”-ja për zgjerimin në BE të rajonit tonë.
Ndaj duhet ta theksoj që ta kemi në konsideratë se ky edicion i Ballkan Barometër & Securimeter, është kryer përpara luftës në Ukrainë e sigurisht edhe përpara konluzioneve të Samitit“ - tha Bregu duke shtuar në fund se RCC do të përpiqet që disa nga pyetjet sidomos ato që lidhen me perceptimet e sfidave të sigurisë të përsëriten në vjeshtë, për të parë se si kanë ndryshuar perceptimet", tha ajo.
Në lidhje me të dhënat e dala nga Barometri, Bregu theksoi se rezultatet që dalin herë befasojnë, herë shërbejnë si alarm, ndërsa herë të tjera konfirmojnë se përpjekjet nuk janë të kota pasi qytetarët dhe bizneset i ndjejnë përfitimet e punës së bërë nga RCC
76% e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor e shohin bashkëpunimin rajonal një qasje të shkëlqyer; 60 % mbështesin anëtarësimin në BE, një shumicë ende edhe pse vitin e kaluar ishte 62%; 74 % pranojnë se keqinformimi është një kërcënim për sigurinë për ekonomitë e tyre, ndërsa 1 në 3, përsëri dhe përsëri, e shohin korrupsionin si një kërcënim të madh për jetën e tyre; 67 % mendojnë të jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Vetëm 21% kanë besim te partitë politike, ndërsa 75% jo.
66% e njerëzve e shohin si problematike ndotjen në vendbanimin e tyre dhe së fundi, por jo më pak e rëndësishme, 43 % e bizneseve të Ballkanit Perëndimor thonë se roaming pa pagesë në rajonin tonë ka pasur një ndikim pozitiv në veprimtarinë e tyre të biznesit.
“Më lejoni ta mbyll me këtë konkluzion: Nuk mund të ketë asnjë perspektivë të BE-së (të cilën qytetarët e mbështesin në nivelin 60%) pa bashkëpunimin rajonal mbështetur nga 76% e qytetarëve. Por ka më pak shanse për të bindur linjat e ashpra në BE se ne nuk do t'i shkaktojmë probleme BE-së nëse korrupsioni dhe krimi i organizuar janë ende një shqetësim për më shumë se 80% të qytetarëve. Do të jetë e vështirë për të përmirësuar rajonin e për ta kthyer atë në një qendër të madhe investimesh, nëse 67% e të rinjve do të donin të largoheshin jashtë vendit. Mediat sociale lidhin njerëzit, por keqinformimi po bëhet një kërcënim për sigurinë kombëtare në mbarë botën. E njëjta gjë vlen edhe për ndotjen e ajrit. Njerëzit që jetojnë në qytetet e Ballkanit Perëndimor humbin deri në 1.3 vjet jetë nga ndotja e ajrit, pasi popullsia është e ekspozuar ndaj disa prej përqendrimeve më të larta të ndotjes së ajrit në Evropë. Dhe së fundi: ku ka vullnet ka edhe rrugë. Ky është mësimi i nxjerrë nga “Roam Like at Home” që rajoni e filloi dhe e realizoi me sukses”, përfundoi Bregu.
Balkan Barometri është autorizuar nga RCC dhe financuar nga Bashkimi Evropian. Ai zhvillohet çdo vit që nga viti 2014 nga një agjenci e pavarur mes më shumë se 6,000 qytetarëve dhe 1,200 kompanive në të gjithë rajonin. Barometri Ballkanik është vendosur fort si një burim i besueshëm i të dhënave rajonale të përdorura gjerësisht dhe të referuara nga media, biznesi, shoqëria civile dhe vendimmarrësit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38