Flash News

E-TJERA

"Reagimin më normal e ka pasur Basha", Patozi për Ramën: Hartim plot mllef, megjithëse ka çelësat e shtëpisë

"Reagimin më normal e ka pasur Basha", Patozi për

Lidhur me strehimin e afganëve në Shqipëri ka reaguar dhe ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi i cili thotë përmes një postimi në Facebook që Lulzim Basha ka pasur reagimin më normal.

"Deri tani reagimin më normal e ka pasur Lulzim Basha, i cili është shprehur shkurt dhe qartë, pa dozat e zakonshme të hipokrizisë dhe të patetizmit, që i kullon herë të tjera në çdo rresht e germë,"­- thotë Patozi referuar Bashës.

Ndërkohë, për Ramën, shkrimin e  tij në Facebook e quan një hartim plot mllef, i cili edhe pse ka çelësat e shtëpisë dhe skush se pengon, ngjan me ata që zihen edhe me plaçkat e trupit.

"Edhe me hap derën e shtëpisë duhet takt"- shkruan Patozi për Ramën.

Postimi i plotë i Patozit:

EDHE ME HAP DERËN E SHTËPISË DUHET TAKT

Në Shqipëri pothuajse nuk ka debat për pranimin e afganëve, që kanë bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara dhe ky është lajm i mirë. Ndonjë përjashtim i vogël thjesht e përforcon më shumë rregullin.

Natyrisht, do të gjenden gjithmonë arsye të veçanta patriotike dhe do të bëhen bilancet e përhershme se kush do të përfitojë politikisht prej kësaj, por jemi mësuar tashmë me këtë histori. Ajo ndodh pas çdo ngjarjeje, që nga zjarret e kullotave tona, e deri tek ngrohja globale, ndaj dhe nuk ka pse të mos përsëritet.

Deri tani reagimin më normal e ka pasur Lulzim Basha, i cili është shprehur shkurt dhe qartë, pa dozat e zakonshme të hipokrizisë dhe të patetizmit, që i kullon herë të tjera në çdo rresht e germë. Edhe pse nuk është përgjegjësia e tij direkte hapja apo mbyllja e dyerve të Shqipërisë, qëndrimi i tij është i rëndësishëm.

Në ndryshim nga hartimi plot mllef i Edi Ramës, i cili megjithëse ka "çelësat" e shtëpisë dhe askush nuk po e pengon, ngjante me ata që zihen edhe me "plaçkat e trupit". Dhe kjo nuk besoj që ka lidhje me shtatorin, që po afrohet me shpejtësi më shumë për hall të të tjerëve.

 

 

Të fundit