Flash News

E-TJERA

Reagojnë ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës: Pse e braktisën fjalimin e Ramës për aministinë fiskale

Reagojnë ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës: Pse e

Ambasadorja franceze në vendin tonë Elizabet Barsacq dhe ai gjerman, Peter Zingraf e kanë braktisur sot aktivitetin, ku u diskutua për amnistinë fiskale sapo kryeministri Edi Rama mori fjalën.

Në një prononcim për Ora News, dy ambasadorët kanë sqaruar qëndrimin e tyre. 

“Ne e lamë sot në mëngjes mbledhjen për amnisti fiskale sepse të dy kishim takime. Ne ndajmë plotësisht pikëpamjet e shprehura nga Delegacioni i BE-së" thuhet në reagimin e Elisabeth Barsacq dhe Peter Zingraf.

Ndërkohë Rama i sulmoi ndërkombëtarët dhe nuk i pranoi kritikat për aministinë. Ai kërkoi nga të huajt respekt dhe që të mos përfshiheshin në çështje të tilla.

Rama i ka quajtur “fletërrufe” dhe u ka kujtuar vendeve europiane se edhe vetë ato kanë aplikuar më parë amnisti fiskale.

Të fundit