Flash News

E-TJERA

Real Madrid shet te Como mbrojtësin 20-vjeçar

Real Madrid shet te Como mbrojtësin 20-vjeçar

Real Madrid ka konfirmuar largimin e mbrojtësit 20-vjeçar Jacobo Ramon, i cili i bashkohet ekipit të sapo-ngjitur në Serie A, Como, në një transferim të përhershëm.

Sipas raportimeve, marrëveshja kap vlerën prej 2.5 milionë eurosh plus bonuse, ndërsa klubi spanjoll ka përfshirë një klauzolë për 50 për qind të shitjes së ardhshme dhe disa opsione për riblerje.

Te Como, ai do t’i bashkohet projektit ambicioz të drejtuar nga Cesc Fabregas, i cili është fokusuar në zhvillimin e talenteve të rinj spanjollë.

Jacobo do të luajë përkrah ish-lojtarëve të La Masias dhe La Fabricas si Nico Paz dhe Alex Valle, ndërsa klubi italian synon të konsolidohet në elitën e futbollit italian.

Të fundit