Flash News

E-TJERA

Rebani Jaupi flet për arrestimin e Belerit: Ka pasur procedim penal nga Prokuroria e Vlorës

Rebani Jaupi flet për arrestimin e Belerit: Ka pasur procedim penal nga

Rebani Jaupi, drejtori i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, ka dhënë detaje rreth arrestimit të Fredi Belerit, kandidati i opozitës në Himarë.

Jaupi tha në një deklaratë për mediat, se ka pasur një procedim penal për Belerin nga Prokuroria e Vlorës, por pa bërë publik urdhër-arrestin e lëshuar nga SPAK.

“Prokuroria e Vlorës ka pasur një procedim penal ndaj kandidatit për kryetar bashkie në Himarë. U ndalua në orët e para të mëngjesit”, tha Jaupi.

Fredi Beleri u arrestua pak pas mesnate teksa dilte nga një restorant në Himarë bashkë me tre persona të tjerë, avokati i tij dhe përfaqësues të shtabit elektoral. Beleri ka mohuar akuzat për shit-blerje votash duke thënë se nuk ka lidhje me shkelje të tilla.

 

Të fundit