Flash News

E-TJERA

Reduktim i mëtejshëm i orarit apo mbyllje totale? Komiteti i Ekspertëve: Masat anti-Covid do të jenë në fuqi pa një afat!

Reduktim i mëtejshëm i orarit apo mbyllje totale? Komiteti i
Në foto: Komiteti Teknik i Ekspertëve në një deklaratë për mediat

“Masat do të vijojnë të mbeten në fuqi pa afat!” Ky është vendimi i marrë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, me përfundimin e afatit 3-javor të masave anti-Covid.

Në një prononcim për mediat ditën e sotme, zv. ministrja Mira Rakacolli, bëri me dije se kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, do të vijoj deri në një urdhër të dytë.

"Ne jemi disa javë larg Krishtlindjeve dhe shohim që situata po vijon e njëjtë. Do shohim se si do shkojmë më vonë. Nëse do ndryshojmë për më mirë, nëse qytetarët bashkëpunojnë me autoritetet këto masa do ndryshojnë për mirë. Nëse ato do ndryshojnë për keq atëherë do të qëndrojnë në fuqi", tha Rakacolli.

Më herët kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve kërkoi zhvillimin e mësimit në universitete online, ndalim të grumbullimeve mbi 10 veta, të konferencave, dasmave e varrimeve (ku do marrin pjesë vetëm familjarët), si dhe nuk do të kishte lëvizje pas orës 22:00. 

“Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjença shëndetësore apo nevoja të domosdoshme. Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përveç shërbimit delivery). Smart-ëorking për administratën publike (sipas speçifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë. Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve”, thuhej në masat e mëhershme të ndërmarra nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

E pyetur për një reduktim të mëtejshëm të orarit apo mbyllje totale, Rakacolli u shpreh se në situatën ku ndodhemi një gjë e tillë nuk është e justifikueshme.

“Në vendimin e sotëm nuk përmendet kjo. Nëse do të ketë përkeqësime në ditët në vijim do të konsiderohet, do të kemi një rivlerësim. Për momentin nuk është diskutuar dhe për situatën ku ndodhemi nuk është as e justifikuar”, tha Rakacolli.

Të fundit