Flash News

E-TJERA

Reforma në Drejtësi/ Soreca: Duhet të përfundojë, po bëhet pikë referimi nga vendet e tjera

Reforma në Drejtësi/ Soreca: Duhet të përfundojë, po

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca e vlerësoi Reformën në Drejtësi të cilën ka ndërmarrë Shqipëria, si një shtysë dhe pikë referimi edhe për vendet e tjera, jo vetëm të Ballkanit dhe të BE-së.

Soreca theksoi se vetting-u duhet të vijojë dhe të përfundojë si një proces që ka frymëzuar edhe vendet e tjera që mund ta ndërmarrin si hap në të ardhmen.

“Unë mendoj se Komisioni Evropian është shumë i qartë për standardin e sundimit të ligjit në BE. Në BE po merren hapa kundër shteteve që nuk iu përgjigjen kritereve. Reforma në drejtësi është përkthimi i të njëjta parimeve. Kur u mor vendimi nga Kuvendi i Shqipërisë për të miratuar reformën në drejtësi kemi pasur një situatë specifike. Ky proces po jep rezultate dhe duhet të vazhdojë. Në këtë moment po aplikohet në vende të tjera dhe është e rëndësishme që procesi i vetting-ut jo vetëm të vijojë por edhe të përfundojë sepse po bëhet pikë referimi për vendet e tjera,” u shpreh Soreca në konferencë.

Ambasadori i mëshoi edhe njëherë faktit se Shqipëria është pjesë e politikës së zgjerimit dhe si e tillë, BE-ja po bën gjithçka për t’i dhënë një datë për t’u ulur në tryezën e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

“Shqipëria është pjesë e politikes së zgjerimit dhe kur je pjesë e lojës nuk ndryshohen rregullat gjatë kohës që duhet loja. Është e rëndësishme që meritat që Shqipëria i ka. T ë gjitha kushtet janë përmbushur. Ne po punojmë që t’i japin Shqipërisë atë që meriton, konferencën e Parë Ndërqeveritare në fund të këtij viti,” tha Soreca.

Të fundit