Flash News

E-TJERA

Reforma Territoriale, eksperti: Kryetarët e bashkive nën presion nga politika për vendet e punës

Reforma Territoriale, eksperti: Kryetarët e bashkive nën presion nga

Eksperti Fatlum Nurja ka folur për Reformën Territoriale në mbledhjen që u zhvillua mëngjesin e sotëm. Ai deklaroi se kryebashkiakët janë nën presion nga politika për hapjen e vendeve të reja të punës.

Duke evidentuar se edhe reforma duhet riparë, Burja nënvizoi se është e rëndësishme që lidershipi t’i ketë të qartë detyrat që u lë bashkive. Gjithashtu evidentoi se financat janë problem kryesor.

“Kryetarët e bashkive s’janë demonët e mëdhenj, s’janë magjistarë…pa financa. Janë në presion të politkës për hapje vende pune. Ndërmarrjet e ujësjellësit nga 4 punonjës për 1 mijë lidhje shkojnë 6 punonjës për 1 mijë lidhje, normalisht do falimentojnë. Problemet nuk derivojnë vetëm nga reforma.

Çfarë duhet të bëjm? Lidershipi politk ta ketë të qartë që detyrat që i vijnë bashkive, shërbimet janë në funksion të zhvillimit ekonomik lokal, detyra kërkon bashki nëse konfigurohen qe duhet të jenë njësi të zhvillimit ekonomik duhet të keni pikëppamje tjetër, bashki të kishte turizëm 12 muaj jo vetëm 3 muaj.

Financat janë problemi kryesor. Me këto financa është vendi më i vështirë, është pozicioni i punës sot për sot më i vështirë të jesh kryetar bashkie, përveç ndonjë axhende tjetër”, u shpreh eksperti.

 

Të fundit