Flash News

E-TJERA

Reforma Territoriale, Kume: Nuk përfaqëson qytetarët, i shërben Edi Ramës

Reforma Territoriale, Kume: Nuk përfaqëson qytetarët, i

Eksperti për çështjet zgjedhore, Kristaq Kume komentoi debatin për Reformën Territoriale.

I ftuar në Syri tv, Kume tha se harta territoriale aktuale është në funksion të mazhorancës.

"Kjo hartë mbart me vete efektet në funksion të interesit të mazhorancës aktuale. Nëse do të kërkohej jo kjo, por më shumë se kjo, problemi do ishte i tillë, i cili sjellja politike ndaj tij do kishte shumë më pak vend për tu realizuar, për të arritur deri aty sa zgjidhja të dihej kohë më përpara se të vinte koha për tu deklaruar si e tillë. Berisha ka thënë se ka specialistët e tij se si duhet të organizohet pushteti vendor në territor, por e kemi të sigurt se kjo gjë nuk bëhet me këtë mazhorancë që kemi."-tha Kume.

Eksperti për çështjet zgjedhore u shpreh se kjo ndarje që ne kemi ka treguar se ka probleme në përfaqësimin e komuniteteve në organet e zgjedhura.

“Mënyra si janë konfiguruar bashkitë në 2015 dhe veçanërisht shumë e dukshme tek të mëdhajat, si rezultat i shtrirjes së madhe kanë ndryshueshmëri në karakteristika të komuniteteve. Kanë treguar se mënyra si ka funksionuar demokracia pëfaqësuese, ka bërë që cilësia e përfaqësimit qytetar të mos jetë.”-tha Kume.

Të fundit