Flash News

E-TJERA

Reforma Zgjedhore/ Zbardhet projektvendimi për ngritjen e komisionit me 16 anëtarë, drejtohet nga PS-PD

Reforma Zgjedhore/ Zbardhet projektvendimi për ngritjen e komisionit me 16

Është zbardhur projektvendimi për ngritjen e komisionit të Posaçëm të Kuvendit për Reformën Zgjedhore, me në fokus rekomandimet e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 Prillit.

Sipas pr/vendimit, komisionit që do të ngrihet do të ketë në përbërje 16 anëtarë, nga të cilët 8 janë anëtarë të PS, 6 anëtarë të PD, një i “Aleanca për Ndryshim” dhe një tjetër i “Demokraci dhe Integrim”. Emrat e anëtarëve do të përcaktohen me vendim të Kuvendit.

Komisioni do të drejtohet nga dy bashkëkryetarë, një nga socialistët dhe një nga demokratët. Pranë komisionit do të ngrihet edhe Grupi i Ekspertëve Teknik.

Gjatë mbledhjeve të komisionit, do të jenë të pranishëm edhe ekspertë të OSBE-ODIHR, ekspertë nga Komisioni i Evropës, BE dhe SHBA.

Komisioni do të ushtrojë veprimtarinë për një periudhë 6 mujore nga momenti i miratimit dhe në rast nevoje me vendim unanim të dy bashkëkryetarëve, mund të vendoset shtyrja e afatit.

Reforma Zgjedhore/ Zbardhet projektvendimi për ngritjen e komisionit me 16 Reforma Zgjedhore/ Zbardhet projektvendimi për ngritjen e komisionit me 16

Të fundit