Flash News

E-TJERA

Refugjatë afganë në Shqipëri, të harruar dhe përballë dëbimit

Refugjatë afganë në Shqipëri, të harruar dhe

Refugjatët afganë që qëndrojnë në qytetin bregdetar të Shëngjinit derisa të përpunohen vizat e tyre për në SHBA dhe vende të tjera thonë se, po përballen me dëbimin, konfiskimin e pasaportave dhe se shumë nga OJQ-të që i ndihmonin janë larguar.

Pasi trupat perëndimore u tërhoqën nga Kabuli në verën e vitit 2021 dhe talebanët morën kontrollin, mijëra afganë u larguan nga vendi. Shqipëria ishte një vendet që mirëpriti mijëra refugjatë.

Por pothuajse nëntë muaj pas mbërritjes së tyre, pritja e tyre duket se ka humbur një pjesë të ngrohtësisë. Euroactiv shkruan se përfaqësuesit ligjorë të disa refugjatëve, tregojnë se shumë prej tyre tani po përballen me dëbimin.

Një dokument, i dërguar nga Projekti i Shpëtimit Afganistan (ARP) - një grup oficerësh aktualë dhe ish-oficerësh ushtarakë amerikanë që punojnë me mbështetjen e qeverisë amerikane - përshkruan se si ka "vështirësi aktualisht me strehimin tuaj".

 Vonesat e shoqëruara me vëmendjen që po merr lufta në Ukrainë na kanë shkaktuar probleme të mëdha për mbledhjen e fondeve”. ARP tha se ata i kërkuan Departamentit të Shtetit të ndihmonte në mbulimin e shpenzimeve, por u refuzuan.

Si rezultat, ARP tha se resorti ku ishin akomoduar kishte filluar të konfiskonte pasaportat e disa refugjatëve. Afganët janë shprehur se menaxherët u thanë se "ata mund t'i kthejnë pasaportat e tyre vetëm pasi të paguhet fatura".

Kjo ishte dhe arsyeja pse ata protesuan ditën e djeshme. Shumë prej tyre janë në ankth për shkak të mosdijes se çfarë do të ndodhte me ta. Kujtojmë se disa prej afganëve që ishin strehuar në Kosovë nuk u pranuan në Shtetet e Bashkuara.

Të fundit