Flash News

E-TJERA

‘Refuzoi’ darkën e Mitsotakis, Lubonja: Begaj është ushtar i Ramës, njeri pa këllqe

‘Refuzoi’ darkën e Mitsotakis, Lubonja: Begaj është

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar mungesën e Shqipërisë në darkën joformale të organizuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

Në një lidhje direkte për News 24, Lubonja tha se mungesa e presidentit Bajram Begaj, i cili kishte marrë ftesë nga kryeministri grek, tregon se Begaj është ushtar i Ramës.

Sipas tij, presidenti nuk jepte asnjë argument se pse do të mungonte në darkë, duke u justifikuar vetëm me axhendën e zënë.

“Ai gjenerali është ushtar i Ramës. Qesharake është edhe fakti sepse Presidenti nuk ka dhënë as edhe një argument, veçse ka agjendën të zënë. Pra sillemi si të papërgjegjshëm deri në nivelin e Presidencës. Tregon që është një njeri pa këllqe për atë vend dhe Rama për këtë arsye e ka vënë”, tha Lubonja.

Të fundit