Flash News

E-TJERA

Refuzoi ftesën e Mitsotakis, sqaron Presidenca: Shkak axhenda e Begajt

Refuzoi ftesën e Mitsotakis, sqaron Presidenca: Shkak axhenda e Begajt

Presidenca e Shqipërisë ka reaguar pas lajmit të mediave greke të cilat raportonin se Shqipëria nuk do të përfaqësohej në darkën joformale të organizuar nga Kyriakos Mitsotakis, edhe pse kishte marrë ftesë.

Sipas Presidencës, shkak për mungesën e Shqipërisë në darkën e liderëve të Ballkanit Perëndimor, është bërë axhenda e Presidentit Bajram Begaj.

“Më 14 gusht 2023, Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i ka derguar një ftesë Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, për të marrë pjesë në një darkë informale, më 21 gusht 2023, në Athinë. Një ditë më pas, më 15 gusht 2023, Presidenti Begaj në përgjigjen e dërguar, pasi vlerësoi vëmendjen që Kryeministri grek Mitsotakis i kushton zhvillimeve të lidhura me sigurinë e Evropës, shprehu gjithashtu keqardhjen për pamundësinë e pjesëmarrjes për shkak të një agjende të përcaktuar më herët”, thuhet në deklaratën e Presidencës.

Ajo që ra në sy ishte fakti që Mitsotakis kishte ftuar në darkë presidentin dhe jo kryeministrin Edi Rama. Darka dhe refuzimi i ftesës nga ana e Shqipërisë vjen pas tensioneve në rritje për rastin e Fredi Belerit.

Të fundit