Flash News

E-TJERA

Refuzonte dosje, shkarkohet nga detyra prokurori i Pogradecit

Refuzonte dosje, shkarkohet nga detyra prokurori i Pogradecit

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pranuar kërkesën e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin nga detyra të prokurorit pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Pogradecit, Shkëlqim Kokona.

Prokurori është akuzuar për shkelje të rënda profesionale dhe hetimi ndaj tij ka nisur pas informacionit nga Prokuroria e Përgjithshme për shkelje proceduriale gjate veprimtarisë hetimore, përfaqësimit të ndjekjes penale dhe shkelje të rënda të normave etike.

Nga hetimi disiplinor i kryer nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë për veprimtarinë e magjistratit në periudhën 2018-2021, u provua se prokurori ka sjellje të përsëritur refuzuese në mosmarrjen e dosjeve, ka mospjesëmarrje të përsëritur në seancat gjyqësore, ka kryer përfundimin e çështjeve me vendim si prokuror, proceduar me kalimin e tyre me kërkesë në gjykatë dhe mosnxjerrje të urdhrave për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të dënimit me burg.

Të fundit