Flash News

E-TJERA

Regjistrimi në klasë të parë dhe të dhjetë, dalin datat e reja

Regjistrimi në klasë të parë dhe të dhjetë, dalin

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka njoftuar në ‘Facebook’ ndryshimet e reja në arsimin parauniversitar.

Sipas Kushit, tashmë edhe fëmijë 6-vjeç brenda muajit dhjetor 2023-2024 do të kenë mundësi të regjistrohen në klasën e parë.

Ajo bëri të ditura edhe datat e regjistrimit në klasa të para dhe të dhjeta, për të gjithë ata që nuk kanë arritur ta bëjnë gjatë fazës së parë përmes sistemit e-Albania.

Postimi i plotë:

Me ndryshimet që miratuam në Ligjin për Arsimin Parauniversitar, edhe vogëlushët që mbushin 6 vjeç deri në datën 31 dhjetor do të kenë mundësi të regjistrohen në klasë të parë për vitin e ri shkollor 2023 – 2024.

Të gjithë prindërit që mendojnë se fëmijët e tyre, edhe pse ende nuk i kanë mbushur 6 vjeç e kanë tashmë zhvillimin dhe përgatitjen e duhur, si dhe kanë dëshirë t’i regjistrojnë ata në klasë të parë, janë të ftuar të aplikojnë në sistemin e-Albania nga data 21 gusht deri më 1 shtator.

Ky afat vlen edhe për të gjithë ata prindër që nuk kanë arritur dot të bëjnë gjatë fazës së parë regjistrimet për fëmijët e tyre në klasën e parë dhe të dhjetë.


 

Të fundit