Flash News

E-TJERA

Reja pas humbjes me Italinë: Ishte e rëndë, Duka do vendosë për të ardhmen time

Reja pas humbjes me Italinë: Ishte e rëndë, Duka do vendosë

Kombëtarja shqiptare u mposht dje me rezulatin 1-3 në stadiumin ‘Air Albania’ nga Italia.

Pas përfundimit të sfidës, trajneri i kuqezinjve, Edoardo Reja në një intervistë për Tv Klan e ka cilësuar humbjen të rëndë për kombëtaren.

“Vetëm pjesën e parë patëm pak vështirësi. Krijuam mundësi të mira për gol. Ndoshta meritonim të shënonim të paktën edhe 1 gol. Kjo humbje 3 me 1 ishte pak e rëndë”, tha Reja.

Lidhur me të ardhmen e tij, trajneri i kombëtares tha se është presidenti i FSHF-së Armando Duka që vendos nëse ëhstëose jo i vlefshëm për projektin e Shqipërisë në vijim.

“Që kur kam filluar të punoj nuk është se kam firmosur kontratën e re para përfundimit të kampionatit. Ne flasim çdo ditë me Presidentin Duka por është ai Presidenti dhe do jetë ai që do vendosë. Nëse jam i vlefshëm për projektin e Shqipërisë do jetë ai që do më thotë”, shtoi Reja.

Të fundit