Flash News

E-TJERA

Rektori i UT kundër vendimit të MSH: Vaksinimi s’ka pse të jetë i detyrueshëm, s'dimë si do të vijojë mësimi

Rektori i UT kundër vendimit të MSH: Vaksinimi s’ka pse të

Rektori i Univeristetit të Tiranës, Artan Hoxha ka reaguar mbi situatën e  vaksinimit të studentëve dhe pedagogëve. Ai është shprehur kundër vaksinimit të detyrueshëm, përderisa ende nuk është vendosur se si do të zhvillohet mësimi. Hoxha ka bërë me dije se është vaksinuar mbi 75% e stafit pedagogjik.

“Vaksinimi s’ka pse të jetë i detyrueshëm. Sa i përket zhvillimit të mësimit, ende nuk kemi vendosur si do të vijojë. Pedagogët dhe stafi i Universitetit të Tiranës janë vaksinuar në masën 75 %”, u shpreh Hoxha për mediat gjatë një ceremonie ku mori pjesë.

Ministria e Shëndetësisë vendosi që vaksinimi të ishte i detyrueshëm për studentët, në mënyrë që të riktheheshin në auditore. Gjithashtu mësuesit dhe pedagogët duhet të vaksinohen deri më 30 shtator, sipas MSH.

Hoxha shtoi se sistemi arsimor duhet të jetë i përgatitur si për zhvillimin e procesit mësimor në auditore dhe online. Ai tha se nuk duhet të ecet me supozime, por duhet të pritet deri në një vendim përfundimtar.

“Diskutimi është nëse ky vit akademik do të fillojë në auditor apo online. Ne duhet të jemi të përgatitur për çdo rast. Nuk duhet të ecim me supozime dhe të mos flasim me sikur. Pa e ditur se kush është pozicionimi unë smund të bëj deklarata, por askush s'do humbasi mësimet", tha ai.

Të fundit