Flash News

E-TJERA

Renditja e FIFA-s, Shqipëria bie me tre pozicione

Renditja e FIFA-s, Shqipëria bie me tre pozicione
Kombëtarja Shqiptare

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka humbur tre pozicione nga renditja e FIFA-s, teksa ndodhet në vendin e 69-të me 1345 pikë.

Padyshim që shkak për këtë rënie janë tre ndeshjet ku skuadra kuqezi nuk arriti të merrte asnjë fitore.

Një humbje dhe dy barazimet , mbi të gjitha pa shënuar asnjë gol, kanë pasur efekt negativ në grupin e Shqipërisë në Ligën e Kombeve.

Ndërkohë, Bjellorusia renditet ne vendin e 90-të, duke humbur tre pozicione, Kazakistani në vendin e 119-të, me një pozicion në rënie, ndërsa Lituania renditet në vendin e 130, e vetmja skuadër në grup që ka fituar një pozicion.

Nga ana tjetër edhe Kosova vijon të humbas terren në renditjen e FIFA-s.

Dardanët pozicionohet tashmë në vendin e 117-të. Nuk ka asnjë ndryshim në pesë ekipet e para, renditja kryesohet nga Belgjika e ndjekur nga Franca, Brazili, Anglia dhe Portugalia.

Të fundit