Flash News

E-TJERA

Rëndohet bilanci i aksidentit në Tepelenë, 4 të vdekur, 2 të plagosur

Rëndohet bilanci i aksidentit në Tepelenë, 4 të vdekur, 2

Tre automjete janë përfshirë në një aksident të ndodhur mbrëmjen e sotme në bypassin e Tepelenës, si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën 4 persona.

Të plagosurit janë transportuar për në spitalin e Gjirokastrës për të marrë ndihmën mjekësore.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete.

Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën 4 shtetas ende të paidentifikuar dhe janë dëmtuar 2 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

 

Të fundit