Flash News

E-TJERA

Rëndohet situata në Dropull, zjarrfikës nga 6 bashki dhe 30 efektivë në luftë me flakët

Rëndohet situata në Dropull, zjarrfikës nga 6 bashki dhe 30

Situata me zjarret në disa fshatra të bashkisë së Dropullit vijon të jetë e rëndë.

Flakët janë përhapur gjatë natës dhe në fshatrat Pecë dhe Kardhikaq të bashkisë Finiq, të ndihmuara nga temperaturat e larta dhe era e fortë.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se helikopteri Cougar dhe rreth 30 efektivë të Forcave Të Armatosura janë riangazhuar mëngjesin e sotëm në operacionin për shuarjen e zjarrit intensiv.

Nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile po punohet me forcat dhe automjetet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër dhe Përmet për të stabilizuar situatën e krijuar prej ditës së djeshme.

Të fundit