Flash News

E-TJERA

RENEA kontroll në tregun Agroushqimor në Elbasan në pronësi të babait të Suel Çelës, 4 të shoqëruar

RENEA kontroll në tregun Agroushqimor në Elbasan në pronësi
Foto ilustruese

Forcat RENEA kanë rrethuar dhe kanë kryer një kontroll te tregu Agroushqimor, e cila është në pronësi të Petrit Çelës, babai i Suel Çelës. Ky i fundit është shpallur në kërkim që në 2022-shin, pasi dyshohet se porositi vrasjen e Lulzim Mashës, pas dëshmisë së Nuredin Dumanit.

Nga ky operacion janë shoqëruar katër persona, ndërsa operacioni është ende duke u zhvilluar.

 Nuk dihen ende se kush janë personat e shoqëruar, teksa priten më shumë detaje në vijim. 

Kujtojmë se në 2017 te tregu u përplas makina e ish-shefit të policisë, Gjergj Oshafi,.

 

 

 

Të fundit