Flash News

E-TJERA

Rënia e skelës në Tiranë, një prej të plagosurve ishte bashkëshortja e ish-futbollistit të njohur: Po përgatis padi

Rënia e skelës në Tiranë, një prej të plagosurve

Ditën e djeshme, u rrëzuan skelat e një pallati në ndërtim e sipër në bulevardin “Gjergj Fishta” në kryeqytet, e për pasojë dy kalimtarë, Hysen Lavdari dhe Imelda Shkembi mbetën të plagosur.

Kjo e fundit sipas Top Channel është bashkëshortja e ish-futbollistit të njohur Bledi Shkëmbi.

Pas ngjarjes, ish-kapiteni i skuadrës së futbollit “Skënderbeu” tha se po përgatiste dokumentet për të ngritur padi ndaj firmës së ndërtimit, Arlis.

Sakaq, tre persona janë vënë në prangat e policisë për incidentin e ndodhur.

Në pranga janë venë dy punëtoret Elton Osmanllari, Erjon Kanto dhe Zef  Kalaj, sipërmarrës dhe inxhinier.

Inxhinieri i kompanisë Arlis sh.p.k auzohet se nuk ka ndjekur dhe monitoruar punimet për të marra masat e nevojshme për mbrojtjen në punë.

 

 

 

Të fundit