Flash News

E-TJERA

Rënie në Indeksin e Sundimit të Ligjit, ISP: Alarmante! Veting për politikanët, drejtësia të gjykojë "të paprekshmit"

Rënie në Indeksin e Sundimit të Ligjit, ISP: Alarmante! Veting

Referuar raportit që tregon se Shqipëria ka bërë hapa pas në luftën kundër korrupsionit dhe treguesve të tjerë shqetësues, Instituti i Studimeve Politike thotë se të dhënat janë alarmante, por reale.

Gjithashtu shton se ky raport nuk duhet të jetë objekt i debatit mbi interesa politike të ditës, por shton se duhet mbajtur përgjegjësi. ISP thekson se ka ardhur kohë e llogaridhënies dhe ndryshimit, që nga rënia e lire të kalohet tek ngritja e lehtë, por e qëndrueshme

Më tej shton se politika ka nevojë për veting, ndërsa nënvizon se drejtësia duhet të ofrojë gjykim të drejtë sidomos për "të paprekshmit" me pushtet.

Sipas ISP-së, duhet rikthyer besimi se “larg modeleve të kalbëzuara e aksidentale të tranzicionit mund të ketë ende dritë”.

“Ky raport alarmant por real, nuk mund të jetë objekt i debatit mbi interesa politike të ditës, por duhet të jetë objekt i analizës dhe debatit në institucione, në Kuvend, qeveri, institucionet e drejtësisë, KLSH, ILDKPKI, BQ, etj, për të reflektuar, për ndjesë dhe përgjegjësi, për llogaridhënie, për të ndryshuar, përmirësuar sjelljen dhe aktet dhe për të ndikuar sadopak në ndryshimin e kurbës, nga rënia e lirë, tek ngritja e lehtë por e qëndrueshme.

Politika ka nevojë për veting, institucionet për hapje e llogaridhënie, drejtësia e re për të ofruar drejtësi reale e gjykim sidomos për "të paprekshmit" me pushtet, partitë për tu demokratizuar, shteti për integritet e stabilitet me ndarje të qartë nga korrupsioni e krimi dhe vendi për fillim të ri”, shkruan ndër të tjera ISP.

Të fundit