Flash News

E-TJERA

Reshje dëbore masive në Korçë, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve

Reshje dëbore masive në Korçë, rekomandohet përdorimi

Moti i keq në dy ditët e fundut ka rikthyer reshjet e dendura të dëborës në qarkun e Korçës. Sipas të dhënave të fundit, raportohet se trashësia e dëborës arrin deri në 15 centimetra, ndërsa fryn dhe një erë e fortë.

Gjithashtu, kalimi i mjeteve nga km 6 – 12 rekomandohen me zinxhir ose goma dimërore për mjetet e vogla, kryesisht në orët e paradites.

Njoftimi:         

Ne Qarkun Korce gjate gjithe nates ka patur reshje shiu me intesitet te larte dhe debore ne zonat +1200m , te shoqeruara edhe me ere te forte.

Ne rrugen e Dardhes trashesia e debores varion nga 5 cm – 15 cm.

Po punohet per Mirembajtje Dimerore me pastrim debore dhe kriposje.Kalimi i mjeteve nga km 6 – 12 rekomandohen me zinxhire ose goma dimerore per mjete e vogla ne oret e paradites.

Kalimi i mjeteve ne akset e tjera rrugore nacionale dhe turistike pa probleme.

Nga Kontraktoret po kryer kontrolle dhe pastrime te karexhates nga ujerat dhe aluvionet .
Puna vazhdon.

Të fundit