Flash News

E-TJERA

Reshje dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e sotme

Reshje dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e sotme

Në vend sot do të dominojnë vranësirat, por pritet të ketë edhe intervale kthjellimesh. Në ultësirën perëndimore vranësirat do të sjellin reshje të pakta shiu, ndërsa në zonat malore do të jenë në formën e dëborës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C.

Era do fryjë e lehtë dhe deri mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.

Të fundit