Flash News

E-TJERA

Reshje dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e sotme

Reshje dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e sotme
Foto ilustruese

Alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare do të mbizotërojnë në të gjithë vendin ditën e sotme. Mesdita dhe orët e pasdites pritet të sjellin zhvillim të vranësirave, duke gjeneruar shira të pakët në ekstremin verior-verilindor.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por rënie me 2 gradë sjellin orët e mesditës duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 7°C deri në 27°C.

Era do fryjë mesatare por forcohet herë pas here me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 5 ballë.

Të fundit