Flash News

E-TJERA

Reshje dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e sotme

Reshje dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e sotme

E premtja ka nisur me reshje, të cilat do të vijojnë përgjatë gjithë ditës. Reshjet do të jenë mesatare dhe herë pas here intensive në zonat perëndimore dhe jugore.

Parashikimet tregojnë se këto kushte atmosferike do të mbizotërojnë dhe ditët në vijim në vendin tonë.

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme ditën e sotme. Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit ulen gjatë orëve të para të ditës, por dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 19 °C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h kryesisht nga drejtimi jugor-jugperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim 4-5 ballë.

Të fundit