Flash News

E-TJERA

Reshje dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e sotme

Reshje dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e sotme

Vranësira dhe reshjet e shiut do të dominojnë të dielën në të gjithë vendin. Më të dendura reshjet do të jenë në zonat veriore dhe qëndrore.

Këto kushte atmosferike do të mbeten deri mëngjesin e së hënës. Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit ulen sërish ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 15 °C.

Era do të fryjë e fortë në tokë dhe në det duke arritur shpejtësi 60 km/h nga drejtimi jugor, çka do të krijojë në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

Të fundit