Flash News

E-TJERA

Reshje dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e sotme

Reshje dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi sot do të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike. Reshjet do të jenë të pranishme në të gjithë territorin, të cilat herë pas here reshjet priten edhe në formë rrebeshi.

Ndërsa gjatë orëve të vona të pasdites moti do të përmirësohet gradualisht në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do ulen ndjeshëm në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 16°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi verior, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3–4 ballë.

Të fundit