Flash News

E-TJERA

Reshje dhe ulje temperaturash, si parashikohet moti sot

Reshje dhe ulje temperaturash, si parashikohet moti sot

Vendi ynë, gjatë orëve të paradites do të jetë nën ndikimin e vranësirave të dendura në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë zhvillim të tyre duke sjellë reshje të përkohëshme shiu.

Sipas Meteoalb, gjatë orëve të pasdites pritet zhvillim i mëtejshëm i vranësirave duke rrezikuar rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vëndit.

Parashikohet që gjatë natës i gjithë vendi të mbetet me vranësira dhe shira. Ku herë pas here do të jenë në formë shtërngate. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten gjatë orëve të mëngjesit, por do të ulen ndjeshëm në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 25°C.

Era do te fryjë mesatarisht me shpejtesi mbi 50 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Të fundit