Flash News

E-TJERA

Reshje gjatë pasdites, si do të jetë moti ditën e sotme

Reshje gjatë pasdites, si do të jetë moti ditën e sotme
Foto ilustruese

Orët e para të ditës së sotme do të jenë nën mbizotërimin e kthjellimeve. Vranësirat do të jenë më të dukshme në orët e pasdites, ku në zonat malore dhe gjysmën lindore pritet të sjellin edhe shira afatshkurtër.

Në mbrëmje moti do të kthjellohet në të gjithë Shqipërinë. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten me 3 gradë në vlerat minimale, duke luhatur vlerat ditore nga 12°C mëngjesi deri në 31°C mesdita.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 30 km/h, nga drejtimi perëndimor-jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 2-3 ballë.

Të fundit