Flash News

E-TJERA

Reshje shiu dhe bore, parashikimi i motit për ditën e sotme

Reshje shiu dhe bore, parashikimi i motit për ditën e sotme
Foto ilustruese

Vranësirat e dendura dhe kthjellimet e pakta do të dominojnë deri në mesditë në të gjithë Shqipërinë. Por pas mesditës vranësirat pësojnë zhvillim duke sjellë shira të pakët e të izoluar në territor.

Ndërkohë, mbrëmja mbetet në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të dëborës në zonat e thella malore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1 deri 18°C.

Era do fryjë mesatare deri e fortë në det, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi jugor ndërsa në det krijohet dallgëzim 3-4 ballë.

Të fundit