Flash News

E-TJERA

Reshje shiu dhe bore, si do të ndryshojë moti gjatë ditës së sotme

Reshje shiu dhe bore, si do të ndryshojë moti gjatë ditës
Foto ilustruese

Vendi ynë do të kushtëzohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare gjatë mëngjesit.

Mesdita pritet të sjellë shtim të vranësirave në veri dhe juglindje të vendit duke gjeneruar reshje të izoluar shiu e dëbore. Por mbrëmja dhe nata sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen me të paktën 2 gradë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4 deri 10°C.

Ndërkohë, era do fryjë e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi verilindor ndërsa në det krijohet dallgëzim 5 ballë.

Të fundit